Të fundit

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e hëna e javës së ardhshme do të jetë me diell dhe pjesërisht e vranët, e temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 20-23 gradë.

Sipas IHMK-së, gjatë së martës do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara, ku vranësirat gjatë pjesës së dytë mund të sjellin riga lokale të shiut. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë, e maksimalet ndërmjet 20-24 gradë.

E mërkurë- Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e Institutit.

E e premtja pritet të jetë kryesisht e qetë, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Gjatë pesë ditëve është parashikuar se do të fryjë erë nga verilindja e veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci