Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se kanë mbetur edhe disa bileta për ndeshjen ndaj Çekisë.
FSHF-ja ka njoftuar se në dispozicion janë edhe 1139 bileta.
Shitja e tyre do të bëhet nesër me fillim nga ora 12:00 në mënyrë elektronike në faqen https://al.ebileta.al/.
Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion.
“Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve tanë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Ndeshja mes Shqipërisë e Çekisë do të zhvillohet të enjten në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
