Max Verstappen ka fituar për herë të parë në karrierë titullin kampion në Formula 1.
Holandezi i Red Bullit fitoi Çmimin e Madh të Abu Dabit, garën e fundit sezonale, duke lënë pas rivalin Lewis Hamilton, në një garë të mbushur me polemika, që u vendos vetëm në xhiron e fundit.
WHAT AN ENDING!
Max Verstappen wins his first World Championship! 😱🚨
(🎥: @TSN_Sports) pic.twitter.com/sUesokpJC6
— theScore (@theScore) December 12, 2021
Verstappen u nis nga vendi i parë, por Hamilton menjëherë e parakaloi duke marrë kryesimin dhe duke vendosur një ritëm të lartë.
Por, pesë xhiro nga fundi, aksidenti i Nicolas Latifi (Williams) bëri që të futej Safety Car dhe këtu ndryshoi gara.
Verstappen u fut në bokse duke vendosur gomat e buta, ndërsa Hamilton nuk e bëri diçka të tillë.
Makina e sigurisë u largua vetëm në xhiron e fundit, aq sa i mjaftoi holandezit që të sulmonte britanikun e Mercedesit, për t’i marrë fitoren dhe titullin kampion njëkohësisht.
