Të fundit

Arifi: Në adresën e kompanisë lobuese të Bislimit në Washington ishte një postë e fotokopje

Kreu i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, i është rikthyer çështjes së kompanisë lobuese të Faton Bislimit.

Arifi në një video të publikuar në profilin e tij, pretendon se gjatë vizitës së tij në Washington ka vizituar pikërisht adresën që Bislimi e ka dhënë si adresë të kompanisë “Washington International Affairs”.

Kreu i Preshevës ka thënë se duke qenë se Bislimi ka marrë 125 mijë euro nga Fondi Për Luginën, atëherë e ka parë të domosdoshme që të vizitojë kompaninë në fjalë.
Por Arifi thotë se në adresën e dhënë s’ka gjetur as zyrën e “Washington International Affairs” e as vetë Faton Bislimin. Aty siç tregon kreu i Preshevës ka gjetur një zyrë fotokopjesh dhe shërbimeve postare.

Reagimi i plotë:

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mundëm pa e vizituar edhe kompaninë Ëashington International Affairs në Washington D.C., në pronësi të Faton Bislimit, që viteve të fundit po ndihmon politikanët e Luginës që “të lobohet” për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme, mbi 125,000.00 €, nga Fondi për Luginën të ndarë nga Qeveria e Kosovës përfunduan në xhirollogarinë e Faton Bislimit, e bëri edhe më të domosdoshme vizitën tek kompania.

Por, aty nuk gjetëm as pronarin, e as kompaninë. Në vend të kompanisë Washington International Affairs dhe Faton Bislimit, gjetëm zyre të fotokopjes dhe shërbimeve postare!

Ndiqeni!

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci