Të fundit

Samiti i Procesit të Berlinit, Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë

Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, ka mbërritur në Rinas Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Pas mbërritjes në kryeqytetin shqiptar, von der Leyen do të zhvillojë takim me Presidentin Bajram Begaj, rreth prës 15:30 në Presidencë.

Më tej, von der Leyen do të takohet me kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të zhvillojnë një konferencë për shtyp rreth orës 17:30.

Sjellim në vëmendje se këtë të hënë do të mbahet në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Ky lloj samiti i një rëndësie të veçantë mbahet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së./tvklan.al

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci