Të fundit

Prokuroria kërkon paraburgimin e tre të arrestuarve në Gllogjan

Prokurorja e rastit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për tre personat e ndaluar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se kërkesa e prokurores së rastit u elaborua sot në seancën e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.

“Tre persona janë ndaluar për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan dhe plagosjen e një personi, me ç’rast prokurorja e çështjes brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit. Me ç’rast, kjo kërkesë është elaboruar sot gjatë seancës e procedurës paraprake dhe shpresojmë që gjyqtari të marr vendim për këtë kërkesë”, tha Nikçi.

Tutje, Nikçi u shpreh se se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do të japin më shumë detaje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci