Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka arrestuar një person që kërkohej nga Interpol-i.
Në komunikatë, thuhet se i arrestuari A.P., 61 vjeçar, është shtetas turk, dhe ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpol nga ana e autoriteteve turke, dhe ishte i dënuar me mbi 14 vite burgim.
“Gjatë ditës së sotme pas një pune operativo-hetimore e ka arrestuar shtetasin turk A.P (viti I lindjes 1962), i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpol nga ana e autoriteteve turke, dhe i dënuar me mbi 14 vite burgim, thuhet në komunikatë.
