Të fundit

Hamasi publikon VIDEON e parë të pengjeve, apeli i 21-vjeçares izraelite

Grupi militant i Hamasit ka publikuar së fundmi një video, ku shihet një vajzë e mbajtur peng, e cila këkron ndihmë për t’u liruar.

Vajza në video raporothet se quhet Maya Sam, ndërsa shihet se ëhstë e plagosur në krah. Ajo thotë se ishte në një festë pranë Rripit të Gazës, ku terroristët e Hamasit masakruan mbi 260 njerëz dhe atë, si shumë persona të tjerë, i morën peng.

Ky është apeli i nisur në videon e parë të publikuar nga Hamasi për një nga 200 pengjet e marra në Gaza në shpërthimin e përgjakshëm të 7 tetorit në jug të Izraelit.

“Unë jam Maya Sam, jam 21 vjeç nga Shoham. Aktualisht jam në Gaza. U ktheva herët në mëngjes të shtunën nga një festë në zonën e Sderotit. E kam lënduar rëndë dorën. Më sollën në Gaza dhe më çuan në spital këtu për tre orë. Ata u kujdesën për mua dhe më dhanë ilaçe. Unë vetëm ju kërkoj që të më ktheni në shtëpinë time sa më shpejt të jetë e mundur, te familja ime, te prindërit e mi, te vëllezërit e motrat e mia. Të lutem më nxirr nga këtu sa më shpejt”– shprehet vajza.

Hamasi ka dejkaruar se do i lëshojë pengjet, nëse Izraeli ndalon bombardimet përgjatë Rripit të Gazës. Ushtria izraelite tha sot se 199 persona u rrëmbyen më 7 tetor dhe po mbahen peng nga grupi islamik palestinez Hamas, sipas një raporti të përditësuar.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci