Qazim Laçi ka shënuar golin e parë të Shqipërisë në fitoren 2:0 ndaj Bullgarisë. Laçi fitoi rastin nga Sylvinho dhe arsyetoi besimin.
“Jam gjithnjë gati kur të më thërret kombëtarja. Jam i lumtur për golin. Kemi shumë ndeshje të rëndësishme dhe duhet të jemi gati. Kemi shumë ndeshje të vështira që duhet t’i fitojmë që të shkojmë në Evropian. Trajneri Sylvinho më kërkon të jem i përqendruar në secilën ndeshje dhe të jap maksimumin në fushë”, ka thënë Laçi.
Ai ka theksuar se gjithë lojtarët e Shqipërisë qëndrojnë me këmbë në tokë. Ka thënë se të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin ndaj Bullgarisë.
