Të fundit

Bashkëshortja e Nasim Haradinajt: Do të çuditesha po të lirohej, vazhdimisht iu bë padrejtësi nga Haga

Gjejlone Haradinaj, bashkëshortja e ish-nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt, ka folur për moslirimin e Haradinajt nga Gjykata Speciale, në kohë kur gjykata vendosi për lirimin e Hysni Gucatit.

Fillimisht, Gjejlone Haradinaj u shpreh e lumtur për lirimin e Hysni Gucatit, duke thënë se ajo dhe familja Haradinaj janë gëzuar për lirimin e Gucatit.

Por ka thënë se nuk ka pritur lirimin edhe të burrit të saj, Nasim Haradinaj, meqë siç thotë ajo “ka pasur shkelja të të drejtave të njeriut në rastin e Haradinajt”.

Këtë ajo e argumenton në një mori kërkesash që thotë Haradinaj t’i ketë bërë në Gjykatën Speciale, për të cilat thotë se ato janë refuzuar, madje edhe kërkesat më të vogla.

Rrjedhimisht, nuk çuditet pse lirimi i Haradinajt nuk ka ndodhur akoma.

”Nuk e kam prit që do të lirohej Nasimi pasi atij iu kanë shkelur të drejtat e njeriut që nga fillimi. Së pari kidnapimi, pastaj jo lirimi për me shku me vizitu vëllain e sëmurë, pastaj për varrim. Pastaj kërkesat e tij të vogla kurrë nuk ia kanë plotësu dhe kjo nuk ka qenë shumë e çuditshme për mua”, ka thënë ajo në T7.

Më tutje ajo shtoi se “asgjë për ne nuk është befasuese për vendimet e padrejta të kësaj gjykate”.

Haradinaj ishte arrestuar në vitin 2020 me akuza të “të ndërhyrjes në drejtësi”, ”frikësim të dëshmitarëve” e të tjera akuza që nuk lidhen me “krime lufte”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci