Të fundit

Dy të vdekur nga shpërthimi i gazit në Itali

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe shtatë janë zhdukur pas një shpërthimi të gazit natyror në qytetin jugor të Italisë, Ravanusa.

Mediat lokale raportojnë se shpërthimi ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi nga instalimi. Shpërthimi i fuqishëm rrënoi tri shtëpi dhe tri të tjera u dëmtuan në masë të madhe.

Dy persona mbetën të vdekur në një nga shtëpitë e rrënuara dhe dy u nxorën nga rrënojat.

Ekipet e zjarrfikësve kanë shuar zjarrin që ka rënë pas shpërthimit dhe po vazhdojnë kërkimet për shtatë persona të cilët figurojnë të zhdukur.

Italgaz fillimisht tha se nuk kishte indikacione për rrjedhje gazi në qytetin sicilian, ndërsa Mbrojtja Civile tha se ishte rrjedhja e gazit që shkaktoi shpërthimin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci