Të fundit

Konjufca pas vdekjes së Mulliqit: Puna e tij do ta shënojë përgjithnjë hapësirën publike me monumente e skulptura

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se me pikëllim të thellë e pranoi lajmin për vdekjen e skulptorit Luan Mulliqi.

Shefi i Kuvendit, theksoi se puna e jashtëzakonshme e të ndjerit do të shënojë përgjithnjë hapësirën publike me monumente e skulptura të nënshkruara me prurjen e rrallë artistike.

“Ai do të jetojë i paharruar në kujtesën tonë. Puna e tij e jashtëzakonshme do ta shënojë përgjithnjë hapësirën publike me monumente e skulptura të nënshkruara me prurjen e rrallë artistike. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, të afërmit, të njohurit dhe kolegët e tij.I përjetshëm qoftë kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe!”, shkroi Konjufca në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci