Ndeshjet e ditës së sotme në NBA sollën shkëlqimin e yjeve James e Durant.
Los Angeles Lakers triumfoi ndaj Orlando Magic me rezultat 106-94. Më i dalluari në fitoren e Lakers ishte Lebron James.
James arriti “triple-double” duke shënuar 30 pikë, 11 kërcime, e 10 asistime. Ishte “triple-double” i 101 për Jamesin në karrierën e tij.
Natë fantastike ishte edhe për rivalin e James, Kevin Durant.
Durant arriti të shënonte 51 pikë në fitoren e Brooklyn Nets ndaj Detroit Pistons.
Brooklyn arriti ta mposht Pistons me 12 pikë diferencë, 104:116.
Përpos 51 pikëve, Durant arriti edhe nëntë asistime e shtatë kërcime.
