Të fundit

Shefja e UNMIK-ut: Të mbahen përgjegjës autorët për sulmin e 24 shtatorit

Shefja e Misionit te Kombeve të Bashkuara në Kosovë Caroline Ziadeh, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka folur rreth agresionit të Serbisë në Kosovë të datës 24 shtator, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Ajo gjatë fjalimit të saj tha se hetimet janë duke vazhduar.

“Është mundësi e mirë që nëpërmjet hetimeve të faktohen dhe dokumentohet ngjarja dhe të mbahet përgjegjës autorët”, tha Ziadeh.

“UNMIK-u bashkë me organizatat e tjera e ka dënuar incidentin tragjik dhe humbjen e jetëve”, theksoi ajo.

“Atë ditë policia e Kosovës dhe elementet e armatosura rëndë u përfshijnë në shkëmbimin e zjarrit, që rezultoi me katër të vdekur dhe një numër të arrestuar”, shtoi e para e misionit të OKB-së në Kosovë.

“Policia e Kosovës, ka konfiskuar një numër të automjeteve dhe të armëve”, tha Ziadeh.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci