Të fundit

Zidane vendos një kusht për t’u rikthyer te Reali

Zinedine Zidane ka vendosur një kusht për t’u rikthyer në Real Madrid si trajner dhe kushti është që të transferohet Kylian Mbappe.

Me “Zizou” në pankinë, skuadra spanjolle fitoi trofeun prestigjioz të Ligës së Kampionëve në sezonet 2015/2016, 2016/2017 dhe 2017/2018.

Zidane, një nga të preferuarit e presidentit Florentino Perez, do të kishte zhvilluar tashmë bisedime me drejtuesit e gjigantit spanjoll dhe do të kishte vendosur një kusht për të marrë sërish drejtimin e skuadrës duke kërkuar ofrimin e Mbappes në skuadër.

Sulmuesi francez ka refuzuar të vazhdojë kontratën me PSG-në dhe me shumë gjasa do t’i bashkohet Real Madridit në verë si lojtar i lirë.

Së fundi, Zidaner ka folur për të ardhmen e tij duke thënë se po shijon momente me familjen e tij.

“Për momentin po kaloj kohë me familjen time, sepse është shumë e rëndësishme. Do të shohim në të ardhmen se çfarë do të ndodhë.”, ka thënë francezi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci