Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se Kosova po vazhdon të jetë nën masa nga Bashkimi Evropian, teksa për Serbinë nuk ka ndëshkime.
Duke iu referuar takimit të dialogut që do të zhvillohet ditën e enjte, Musliu-Shoshi thotë se Kosova do të bëhet me Asociacion modern evropian.
Natyrisht, burim i problemeve, sipas saj, është kryeministri Albin Kurti, i cili “Kuvendin nuk po e llogaritë si institucion” dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, që sipas Musliu-Shoshit, “me tërë botën merret vetëm me punët e saj jo”.
