Të fundit

Dodik “kërcënon” Perëndimin: Nëse na vendosin sanksionet – hakmerremi

Anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës nga Republika Serbe, Millorad Dodik, ka deklaruar me rastin e thirrjes dhe kërcënimit me sanksione dhe anulimin e investimeve për shkak të synimit të Republikës Serbe t’i kthej kompetencat, se as RS nuk është pa kundërmasa.

“Ndoshta disa do të përpiqen të tallen me atë që do të them, por edhe Republika Serbe nuk është pa kundërmasa. Nëse Gjermania vendos sanksione, ne do të hakmerremi. Unë nuk jam i verbër që të mos di se çfarë është Amerika dhe Gjermania. Por mesazhi im është –  e keni tepruar. Ju bëtë gjithçka që ne ta urrejmë BeH, ndërsa ne kurrë nuk kemi dashur atë”, ka pretenduar Dodik, transmeton Klix.ba.

Ai hodhi poshtë akuzat se qytetarët ose e gjithë Republika Serbe mund të jenë në telashe, duke shtuar se nuk shqetësohet, sikur edhe njerëzit nuk duhet të shqetësohen.

“Jo absolutisht. E kuptoj se na ka mbetur në vetëdije kujtimi për sanksione, me të cilat kem qenë të mbyllur hermetikisht. Kjo nuk është më. Ne nuk na intereson shumë nëse dikush atje thotë diçka”, ka thënë Dodik.

Ai ka theksuar se gjatë gjithë këtyre viteve “investitorët perëndimorë kanë qëndruar në radhë dhe se Republika Serbe ka miqtë e saj që kanë investuar deri më tani dhe se Republika Serbe nuk do të humbasë investimet”./Paparaci.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci