Të fundit

Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohet se janë të personave të zhdukur gjatë luftës

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti njofton se sot kanë hasur në mbetje mortore në Arbanë të Prizrenit.

Ai thotë se mbetjet mortore dyshohet se janë të personave të zhdukur, raporton Paparaci.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM!

(Kemi hasur në mbetje mortore, potencialisht të personave të zhdukur, në Arbanë, Prizren)

——–

Vazhdojnë gërmimet në kërkim të personave të zhdukur me forcë

Pas përfundimit të gërmimeve në Bishtazhin të Gjakovës,  në zbatim të Planit të Punës, pas konsultimeve ndërinstitucionale ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur,  Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës , me mbështetjen edhe të ekspertëve të EULEX-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq sot kanë vazhduar me gërmimet në lokacionin e varrezave në lagjen Arbanë të Prizrenit.

Gërmimet e filluara paradite , kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e eshtrave (mbetjeve mortore) te minimumi një individi, viktimë e luftës, që potencialisht vazhdon të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.

Pas zhvarrimit do të vazhdohet me procedurat e nevojshme të ekzaminimeve mjekoligjore dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të  Zhdukur.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci