Të fundit

Lirohet nga akuza për korrupsion ish-drejtori i Inspekcionit në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ka liruar nga akuza për korrupsion, ish-drejtorin e Inspekcionit në Komunën e Pejës, Demë Dashi.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të hënën nga trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatëses Kuka-Mekajm nuk është provuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet dhe se në aktakuzë nuk është theksuar se ka palë të dëmtuar.

Sipas aktakuzës se Prokurorisë Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda të ngritur më 27 mars 2018, Demë Dashi akuzohej se si person zyrtar në pozitën Drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Pejës, me dashje nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të domosdoshme të përcaktuara me ligj gjatë periudhës 7 maj 2014 deri 14 nëntor 2016, në atë mënyrë që ka lejuar ndërtimin e mbi katërmbëdhjetë objekteve shumë banesore në regjionin e Pejës, pa leje dhe me tejkalim të lejeve urbanistike.

Gjithmonë sipas aktakuzës, me këto veprime i pandehuri Dashi kishte mundësuar përfitim të kundërligjshëm për tjetrin dhe atë Hasan Idrizaj, Arben Qekaj, Artan Gjoci, Metë Ademaj, Agim Lokaj, Artan Gjoci, Sami Karaqica, Visar Kelmendi, Abedin Kurtulaj, Hekuran Selimaj, Kujtim Hadergjonaj, Rexhe Zeka, Sali Qelaj, me mbi 500 euro.

Kjo çështje penale është deleguar prej Prokurorisë Themelorë Pejë në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, për shkak të hetimit të drejtë dhe objektiv.

Me këtë, i akuzuari ngarkohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, për të cilin parashihet dënimi prej pesë muaj deri pesë vite burgim.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci