Të fundit

Kurti: Kryesindikalistët janë hisedar për gjendjen e arsimit dhe shëndetësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar sulmin me krerët e sindikavete të Kosovës edhe nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Ai madje ka ripërsëritur deklaratën e tij se sikurse në sferën politike duhet të ketë ndryshime edhe në sektorët e tjerë.

“Kemi qenë gjithmonë afër sindikatave, por duhet ta kuptojmë, që as dikur as sot, krerët e sindikatave nuk kanë qenë të njëjtë. Kemi pasur sindikalistë, që në kohën e privatizimit, ata u patën rrahur”, tha ai.

Në anën tjetër, thotë ai ka pasur kryesindikalistët kanë bërë marrëveshje me Qeverinë në mes të fushatës zgjedhore.

Ai thotë se edhe kryesindikalistët janë “hisedarë” për gjendjen në të cilën është arsimi dhe shëndetësia në Kosovë.

“Nuk ka pasë as sapun në shkolla dhe (sindikata) ka kërkuar rritje të pagave. Edhe ne duhet t’i kritikojnë ata… Sikur në sferën politike që ka pasë nevojë për ndryshime, ka nevojë edhe në sektorët e tjerë…Ne do të duhej të kishim sindikata të fuqishme edhe në sektorin privat dhe ne do të punojmë për këtë. Na nevojitet një dinamizëm sindikalist, jo jopolitik, por jopartiak. Për të hyrë në një fazë të re të zhvillim, nuk do të mundemi me frymën e vjetër”, tha ai në seancën e sotme të Kuvendit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci