Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka debatuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati, rreth krizës së energjisë elektrike.
Haradinaj thotë se nga gjuha e Muratit, e ka kuptuar që ky i fundit është në ikje.
“Nga gjuha juaj e kuptoj se jeni në ikje, pasi po folni vetëm për këtë dimër. S’kemi zgjidhje menjëherë, refuzimin e gazit që e keni bo na rrezikoni për shumë dimra tjerë, por çka do të bëhet në dimrat tjerë. Unë e shoh se VV duke u bazuar në njerëzit si ti, ku ka mrri po shkon edhe ma keq. Unë mendoj se ti e ke vendin në KEDS me shatorr, e jo në seancë, me u mërdhi, bashkë me një pjesë të kolegëve tu se një pjesë e Kosovës është ka mërdhihet prej reduktimeve”, tha Haradinaj në Kuvend.
