Të fundit

Duka: Qëllimi ynë është të jemi të parët në grup

Zëvendëspresidenti i UEFA-s Armand Duka, në një intervistë ekskluzive në Klan Kosova ka folur rreth kampanjës kualifikuese të Shqipërisë për në “EURO 2024”.

Kombëtarja “Kuq e Zi” është një pikë larg kualifikimit për në kampionatin evropian.

Mirëpo, Duka tha se duhet të jenë me këmbë në tokë.

“Duhet të fitojmë. Objektivi ai është, përderisa ne kemi bërë mirë deri më tani. I kemi të gjitha mundësitë të arrijmë vendin e parë dhe uroj që ta arrijmë”, Duka në Sports Show.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit foli edhe rreth asaj se si u bind që ta merrte brazilianin Sylvinho, si selektor të “Kuqezinjve”.

“Në momentin e parë që kemi vendosur që Sylvinho ta drejtojë ekipin kombëtar, ka qenë CV-ja e tij, dhe ajo se çka ka bërë në jetë, sukseset kryesisht si futbollist por edhe ajo pak eksperiencë që ka pasur në ekipet kombëtare”, tha ai në Klan Kosova.

Aktualisht, Shqipëria është në vendin e parë të grupit E me 13 pikë.

Ndeshja e radhës për ekipin e Sylvinhos do të jetë më 17 nëntor kundër Moldavisë.

Me fitore kombëtarja shqiptare do ta siguronte një vend në evropianin, i cili vitin e ardhshëm mbahet në Gjermani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci