Të fundit

Grante në vlerë gati 25 milionë euro, Ministria e Bujqësisë hap thirrjet për aplikim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për disa nga masat mbështetëse në kuadër të Programit për Zhvillim Rural 2023 për të gjithë fermerët, agro-përpunuesit dhe bizneset rurale në gjithë territorin e Kosovës.

Buxheti për këto masa për zhvillim rural, këtë vit arrin në 24,627,000.00 Euro.

Siç shkruan sot Ministria e Bujqësisë, thirrjet për aplikim janë hapur për Masën 1 “Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore”, Masën 3 “Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore”, Masën 7 “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve”, Masa 5 “Zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – qasja LEADER”.

“Për të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka përgatitur udhëzues për aplikues, të cilët do t’i  gjeni në ueb- faqen www.azhb-ks.net dhe www.mbpzhr-ks.net. Po ashtu, të gjithë të interesuarit mund të informohen edhe në Zyrat Rajonale të AZHB-së”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

“Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri më 29.11.2023 ora 16:00 dhe të gjithë të interesuarit, aplikimin mund ta bëjnë përmes ueb-modulit online në ueb-faqen e AZHB-së www.azhb-ks.net në të cilën gjendet linku: “Aplikimi online për PZHR” që dërgon në modulin e aplikimit online”, tha MBPZhR-ja.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci