Të fundit

Azemi i LDK-së: Shteti po i lë në rrezik e baltë ata që mbrojnë vendin

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar për protestën e sotme të pjesëtarëve të njësive elitare të Policisë së Kosovës para Qeverisë së Kosovës.

Azemi ka thënë se shteti po i lë në rrezik ata që e mbrojnë vendin.

Ai shkruan se mësuesit, mjekët, minatorët, zjarrfikësit e policët janë të pakënaqur dhe potencon se pushteti pakënaqësive të tyre po iu përgjigjet më shpërfillje ose duke tentuar t’i shtypë.

“Sot, para zyreve të këtij ekzekutivi protestuan edhe njësitet më elitare të Policisë së Kosovës. Për herë të parë kjo qeveri i detyroi të dalin në rrugë për të shprehur pakënaqësi. Ata, me punën e guximin e të cilëve zyrtarët më të lartë të shtetit krenohen përditë. Madje, tentojnë që t’i marrin edhe meritat e tyre, edhe kur ata vënë jetën në rrezik. Por, jo edhe të ua paguajnë siç duhet e sa duhet shtesën e rrezikshmërisë. Nuk ua përmbushin kërkesën më bazike. Veç ua përkeqësuan gjendjen. Po i lënë në baltë. Po i lënë midis rrezikut. E turpshme. E papranueshme”, shkruan ai në facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci