Të fundit

Përparim Rama ‘zbulon’ për çka do të përdoret salla e madhe në “Pallatin e Rinisë”

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se të gjitha koncertet, festivalet, shfaqjet e ndryshme, do të realizohen tash e tutje në skenën e re të krijuar në ish sallën e djegur të Pallati i Rinisë.

Salla e madhe, në të cilën u realizua Festivali i Parë i Këngës, do të përdoret për aktivitete të tjera kulturore.

“Ky institucion u përket qytetarëve, artistëve, sportdashësve e të gjithëve që duan të shprehin talentin e tyre në këtë skenë. Me këtë u pajtuan drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj me ekipin fantastik të skenografeve, gjatë vizitës që i bëmë hapësirave të Pallatit“, ka shkruar Rama.

Tutje, ai theksoi që është informuar nga kryeshefja e kësaj ndërmarrje që ambientet e Pallatit çdo ditë po pastrohen aty ku ka nevojë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci