Të fundit

Kosova mposhtet nga Sllovakia

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e parë kundër Sllovakisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror të hendbollit.

Hendbollistët e Kosovës u mposhtën si mysafirë në Povazska Bystrica nga Sllovakia me shifrat 33:23, raporton KosovaPress.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat 15:9, epërsi kjo e lartë e sllovakëve ndaj Kosovës. Edhe pjesa e dytë i takoi Sllovakisë, që e mbylli me epërsi prej katër golave, respektivisht 18:14.

Kjo ishte ndeshja e parë ndaj Sllovakisë në kuadër të këtyre kualifikimeve, ndërsa ndeshjen e kthimit “Dardanët” e zhvillojnë të dielën e 5 nëntorit me fillim nga ora 17:00 në Prishtinë.

Rezultati final i ndeshjes, 33:23 në favor të Sllovakisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci