Të fundit

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez shkëlqejnë në tapetin e kuq

Këngëtarja Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck morën pjesë në premierën e filmit dramatik “The Tender Bar” mbrëmjen e së dielës në Hollywood.

Ben Affelck and Jennifer Lopez
Ben Affelck and Jennifer Lopez

Aktori 49-vjeçar që luan në film dhe këngëtarja 52 vjeçare, u shfaqën krah njëri-tjetrit në tapetin e kuq, me Jennifer-in që dukej mahnitëse me një fustan bojëqielli. Affleck ishte veshur thuajse tërësisht me të zeza, në kontrast me partneren e tij.

“The Tender Bar” bën fjalë për jetën e hershme të personazhit të quajtur Moehringer teksa ai lidhet me klientët e një lokali, ndërsa përballet me mungesën e babait të tij.

Produksioni fillimisht hyri në fazën e zhvillimit në vitin 2013, megjithëse më vonë u njoftua se George Clooney kishte marrë projektin dhe do të shërbente si drejtor i tij në vitin 2020. Xhirimet u zhvilluan në fillim të këtij viti në vende të ndryshme në Massachusetts. “The Tender Bar” pati premierën e tij botërore në Festivalin e Filmit në Londër në fillim të këtij viti dhe aktualisht mban një rezultat 44% në “Rotten Tomatoes”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci