Të fundit

Hamasi dhe Izraeli akuzojnë njëri-tjetrin për ndërprerjen e evakuimeve humanitare

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe Hamasi lëshuan deklarata duke akuzuar njëra-tjetrën për pengimin e kalimit të sigurt të civilëve në Gaza.

IDF-ja pretendoi se pasi lajmëroi një periudhë tre-orëshe në të cilën banorët e rripit verior të Gazës mund të evakuonin zonën dhe të udhëtonin në jug përmes një rruge të sigurt, luftëtarët e Hamasit qëlluan me mortaja dhe raketa antitank ndaj trupave të IDF që operonin në atë zhteg. Nuk u raportua asnjë lëndim.

“Ky incident vërteton më tej se Hamasi shfrytëzon popullsinë e Gazës dhe i pengon ata të veprojnë në interes të sigurisë së tyre”, tha IDF.

Ndërkohë Hamasi tha se një autokolonë me ambulanca u bombardua nga IDF-ja dje teksa po transportonte civilë të plagosur në jug në vendkalimin Rafah. Hamasi tha se karvani u organizua në partneritet me Kryqin e Kuq dhe Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë, raporton NBC News.

“Marrëveshja ishte dalja e të huajve dhe të plagosurve. Kjo marrëveshje ishte shkelur dhe prishur duke synuar autoambulancat që transportonin të plagosurit dhe duke mos i lejuar ata të transportonin të plagosurit nga veriu në vendkalimin Rafah”, thuhet në deklaratën e Hamasit.

Izraeli e pranoi se kishte bombarduar një ambulancë të premten, por tha se automjeti po përdorej nga një “celulë terroriste” e Hamasit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci