Të fundit

Haradinaj: Qeveria do të duhej të ndërtonte një shtab për parandalimin e largimit të të rinjve

Kryetari i Aleancës pëe Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se shteti i Kosovës duhet të krijojë mirëqenie për një të ardhme të sigurtë për rininë në vendin e tyre.
Kështu ka thënë Haradinaj në tryezën e organizuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së me temën “Liberalizimi i vizave dhe migrimi i qytetarëve”.
“Rinia e Kosovës ka potencial, vizion, energji, vullnet dhe krahas kësaj shteti duhet t’i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që të krijojë mirëqenie për një të ardhme të sigurtë në vendin e tyre”.
“Në tryezën e 8-të të diskutimit adresuam çështjen e migrimit të të rinjve. Për AAK-në, perspektiva e të rinjeve në Kosovë është një ndër brengat kryesore që sot i ka vendi ynë. Largimi i të rinjve është një problem serioz që shteti do të duhej ta trajtojë me urgjencë. Sot kur Kosova gjendet në prag të një të drejtë të mohuar padrejtësisht, atë të liberalizimit të vizave, largimi i të rinjve bëhet edhe më shqetësues”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se qeveria do të duhej të ndërtonte një ‘Shtab Krize’ për parandalimin e largimit të të rinjve.
“Lajmet e fundit të pasigurisë, mungesa e investimeve kapitale, mosveprimi i qeverisë për të futur paranë në qarkuillim dhe pagat e ulëta janë problem që duhet urgjent të adresohen. Deri sa po flasim, qeveria do të duhej të ndërtonte një ‘Shtab Krize’ për parandalimin e largimit të të rinjve”, është shprehur Haradinaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci