Në hapjen e mbledhjes së sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti foli për krimet e kryera në Kosovë nga Serbia, derisa shton se Serbia duhet mbajtur përgjegjëse.
Ai thekson se “sakrifica e popullit tonë është e madhe e plagët e luftës janë të thella dhe ende të pranishme”.
Tutje, kryeministri pohon se Serbia nuk ka bashkëpunim për zbardhjen e krimeve të kryera në Kosovë.
“Për të ndërtuar të ardhmen duhet adresuar të shkuarën, ballafaqimi me të kaluarën është një proces shërues dhe një mekanizëm i domosdoshëm për përparim shoqëror.
Krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi nuk janë të shkuara. Sakrifica e popullit tonë është e madhe, plagët e luftës janë të thella dhe ende të pranishme.
Adresimi i krimeve është obligim moral, dëshmi e përkushtimit të qeverisë. Plagët janë të hapura për mijëra familjarë.
Sfida kryesore për zbardhjen e rasteve mbetet mungesa e informatave të besueshme si dhe bashkëpunimi nga ana e Serbisë që vazhdon të qëndrojë mbi varreza masive teksa i mohon ato.
Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e kryera në Kosovë”, tha ai./Paparaci
