Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula së fundmi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Paranormal”.
Kënga vjen me një videoklip fantastik duke e perfeksionizuar çdo paraqitje me stilin e tij unik.
Brenda pak minutave të publikimit, kënga ka marrë mijëra klikime në kanalin Youtube.
Kujtojmë se ditët e fundit reperi është përfolur mjaft shumë sa i përket jetës së tij private ku thuhet se reperi i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me Sara Hoxhën, me të cilën ka një vajzë të quajtur Poem.
