Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se janë deponuar disa monedha të falsifikuara në vlerë prej 1 dhe 2 euro.
“Ankuesja femër kosovare zyrtare e një biznesi privat ka raportuar se një klient kishte deponuar monedha metalike të vlerave 1 dhe 2 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga njësiti relevant policor janë sekuestruar monedhat e dyshuara për procedura hetimore për të cilin rast është njoftuar edhe prokurori.
