Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se kanë hasur në mbetje mortore, potencialisht të personave të zhdukur, në Prekaz, Skenderaj.
Përmes një njoftimi thuhet se “gërmimet ende janë duke vazhduar”, raporton Paparaci.
Njoftimi i plotë:
(Kemi hasur në mbetje mortore/eshtra, potencialisht të personave të zhdukur, në Prekaz, Skenderaj)
Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj.
Pas disa orë gërmimeve, ekipet kan hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet po vazhdojnë ende dhe në do t’iu njoftojmë pas rezultateteve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre turpave.
