Të fundit

Kontrolle të rrepta për tifozët në “Fadil Vokrri”

Nën masa të papara të sigurisë do të zhvillohet ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian mes Kosovës e Izraelit.

Ndeshja e mbetur e Grupit I do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, ndërsa stadiumi “Fadil Vokrri” tashmë vetëm se ka filluar të mbushet.

Tifozët do të përballen me kontrolle të rrepta të sigurisë nga Policia e Kosovës me qëllim të mbarvajtjes së rregullt të ndeshjes.

Numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është parë gjatë tërë ditës në rrethinën e stadiumit “Fadil Vokrri”, ndërsa ekipi i Izraelit është sjellë nën përcjelljen e njësive elitare të policisë.

FFK-ja e Policia e Kosovës kanë njoftuar dje për rregullat strikte që do të ndiqen sot.

 

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci