Të fundit

Plaçkitja në Suharekë, deklarohet njëri nga policët e plagosur

Një zyrtar policor është plagosur Suharekë, pasi katër të dyshuar shtinë me armë në drejtim të tij kur kryen grabitje në një argjendari.

IndeksOnline ka kontaktuar me zyrtarin policor që ka mbetur i plagosur nga kjo grabitjë e rëndë.

“Mirë jam. Mirë e kam gjendjen. Për detajet ju lutem flisni me Regjionin”, ka thënë polici i plagosun Avdullah Hoxha.

Katër të dyshuarit për plaçkitjen e argjendarisë ndodhen ende në arrati.

Më poshtë deklarata e zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit përkitazi me këtë rast Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë katër të dyshuar të cilët për momentin kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci