Të fundit

Grabitja në Suharekë: Policia me veprime speciale hetimore, aktivizohet “unaza e çeliktë”

Një polic ka marrë plagë në këmbë pasi ndaj tij dhe kolegëve të tij gjuajtën me armë disa grabitës, të cilët kanë grabitur një argjendari në Suharekë.

Policia i ishte përgjigjur një informacioni për një grabitje të armatosur.

Nga të shtënat me armë deri më tani dëme ka pësuar një veturë e Policisë ndërsa të dyshuarit, sipas informacioneve të Policisë, janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me xhama të errët.

Policia aktualisht ka aktivizuar “unazën e çeliktë”, sistemin e vendosjes së pikave të shtuara të Policisë në lokacione të ndryshme për të lokalizuar e identifikuar veturën e dyshuar me të cilën u larguan personat që grabitën biznesin e argjendarisë në Suharekë.

“Është aktivizuar ‘unaza e çeliktë’ në bazë të informacioneve që janë për veturën e dyshimtë. Janë krijuar disa pika kontrolli në vendet nga mund të ketë shkuar vetura e dyshuar, edhe një veturë është dëmtuar e Policisë nga gjuajtjet me armë që kanë bërë”- tha drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija.

Të armatosur e të maskuar tre-katër persona po dyshohet se morën pjesë në një grabitje që ndodhi në orët e pasdites në një lokal argjendarie në Suharekë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci