Të fundit

Inspektorët e Policisë së Malit të Zi kanë organizuar orgji në stacionin e policisë

Në hapësirat e policisë në Kotorr më 30 korrik 2020, dy inspektorë të policisë kanë organizuar orgji seksuale me dy femra, shkruan gazeta malazeze “Borba”.

Për “këtë aksion të nxehtë” është njoftuar polici L. M.  përmes në telefoni të koduar i cili akuzohet se është në krye të klanit të Kavaçit.

Gazeta malazeze ka rënë në posedim të fotove, të cilat janë pjesë e dosjes, e të cilat Europol-i ka dorëzuar në organet kompetente për mesazhet e përgjuara, transmeton Paparaci.

Njëra nga dy femrat nga këto foto ishte në qendër të aferës një vit më parë kur i dënuari Gj. P. i cili është duke vuajtur dënimin në Spitalin Special të Psikiatrisë në Kotorr, ka publikuar një fotografi në të cilën, në dhomën e spitalit, është me një femër të zhveshur dhe një tjetër pjesërisht të zhveshur, e cila është e veshur me uniformën e punonjësit të shëndetësisë.

Në fotot e lartpërmendura shihet qartë se ka veprime të pahijshme në stacionin e policisë dhe e gjithë kjo përcillet me mesazhe që njëri nga inspektorët ia dërgoi Lubo Milloviqit./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci