Të fundit

Probleme për Piolin, Milan me mungesa të shumta

Përveç krizës së rezultateve, tashmë “gjigantët” italianë të futbollit, duhet të përballen edhe me krizën e dëmtimeve. Bëhet fjalë për “kuqezinjtë” e Milan, të cilët prej 4 javësh tashmë nuk po njohin fitore në Serie A dhe kjo “vuajtje” mund të vazhdojë akoma, kjo për shkak të dy mungesave të mëdha, që “Djajtë” e Milanos do të kenë në sfidën e ardhshme ndaj “violëve” të Fiorentina.

Tekniku Stefano Pioli, nuk do të ketë në gatishmëri për sfidën e progaramuar të zhvillohet mbrëmjen e 25 nëntorit në “San Siro”, dyshen e sulmit, Rafael Leao e Olivier Giroud, të dy protagonistët absolut të kësaj skuadre. “Luzitani” i krahut të majtë u dëmtuar në sfidën e “Via del Mare”, ndaj Lecce-s së Ylber Ramadanit, ndërsa “veterani” francez i sulmit u ndëshkua po në atë ndeshje me kartonin e kuq, duke lënë “thatë” për përballjen e radhës, “strategun” italian.

Mirëpo, gjatë ndeshjeve të Kombëtare, Pioli ka humbur edhe shërbimet e sulmuesit “helvet”, Noah Okafor, me 23-vjeçarin që ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshë gjatë ndeshjes Rumani-Zvicër dhe do t’u mungojë “kuqezinjve” për një periudhë rreth 3 javë.

Në të tilla rrethana, Pioli pritet ta nisë sfidën me “tridentin” e sulmit, Chukwueze-Jovic-Pulisic, mirëpo, trajneri po mendon të grumbullojë për këtë duel edhe dy sulmuesit e rinj, 15-vjeçarin Francesco Camarda, për të cilin nevojitet një leje e veçantë nga Serie A, si dhe 17-vjeçarin, Diego Sia.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci