Të fundit

Gjobitet shoferi që i vendosi drita rotative veturës së tij [video]

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe gjobitur personin që kishte përdorur drita rotative në automjetin e tij dhe kishte publikuar video në rrjetet sociale.

Siç bën të ditur Policia identifikimi i tij ishte është bërë përmes rrjeteve sociale, pasi personi kishte publikuar një video incizim.

“Si rezultat i veprimeve policore nga Peja, është identifikuar dhe ndëshkuar personi i cili në kundërshtim me ligjin kishte përdorur drita rotative me ngjyrë të kuqe dhe të kaltërt gjatë ngasjes së automjetit. Identifikimi i tij ishte bërë përmes rrjeteve sociale, pasi personi kishte publikuar një video incizim. Nga njesiti i trafikut (NJRKRR) i është shqiptiuar gjoba dhe lënda është proceduar në Gjykatën kompetente”, njofton Policia.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci