Sot, në ora 12:40 në Zupqë të Zubin Potokut, nga njësia policore është arrestuar i dyshuari D. B., (1983), mashkull serb kosovar.
Personi i arrestuar kërkohej nga Gjykata Themelore Mitrovicë pasi më 20 maj 2020 është shpallur fajtor për veprën penale grabitja dhe i është shqiptuar dënim me burg.
I dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.
