Poeti i njohur shqiptar, ka ndërruar jetë sot si pasojë e një arresti kardiak.
Bëhet fjalë për poetin Arben Duka, i cili ka shkruar mbi 50-të vëllime poetike, përcjell Paparaci.
Arben Duka lind në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Duka është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

