Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për Këshillin e 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Ky organizim do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut prej sot deri më 1 dhjetor.
Aty do të marrin pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov. Për shkak të pjesëmarrjes së tij e ka ndaluar këtë even presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Të pranishëm prite të jenë 1 mijë delegatë.
