“Hyrja në kishën e Shën Kryeengjëllit Mikel në fshatin Rakinicë nga zyrtarët e Podujevës, të udhëhequr nga “prifti i rrejshëm” dhe i vetëshpallur shqiptar Nikolllë Xhufka, paraqet një sulm të ri ndaj Kishës Ortodokse Serbe me qëllim të fshirjes dhe përvetësimit të trashëgimisë fetare ortodokse serbe në Kosovë”, ka kumtuar zyra e Petkoviqit për propagandë antikosovare.
“Një akt i tillë i dhunshëm dhe i planifikuar padyshim që nuk do të mund të realizohej pa dijeninë dhe mbështetjen e institucioneve në Prishtinë, në krye me Albin Kurtin, të cilët veprimet e tyre e bazojnë ekskluzivisht në trajtimin e çdo gjëje serbe në, siç e quajnë ata, “zonën e Kosovës dhe Metohisë”, raporton portali serb “Kosovoonline”.
“Prishtina dhe ekstremistët kanë përdhosur dhe shkatërruar sistematikisht kishat dhe manastiret serbe në Kosovë për më shumë se dy dekada, për të penguar kthimin e popullit në vatrat e tyre shekullore dhe për të shkatërruar farën e ekzistencës serbe, sepse dihet mirë se kishat tona kanë qenë gjithmonë vende tubimi dhe shtyllë e identitetit shpirtëror të popullit tonë”, pretendohet në këtë komunikatë, transmeton Paparaci.
“Kjo është një çështje që duhet të tërheqë vëmendjen e gjithë bashkësisë ndërkombëtare, sepse trajtimi i heshtjes derisa varret serbe prishen dhe përdhosen, gërmohen eshtrat serbe, shtëpitë serbe gjuhen me gurë, sekuestrohet ilegalisht toka serbe, tani edhe kishat, janë të papranueshme”, përfundon kjo zyre./Paparaci.com
