Ish-ministri i qeverisë serbe për Kosovën dhe nënkryetar i Partisë Socialdemokrate serbe, Goran Bogdanoviq, përmend riregjistrimin e automjeteve me targa RKS si shembull tjetër të “politikës së gabuar të Beogradit ndaj Kosovës”.
Sipas tij, serbët janë të detyruar t’i regjistrojnë veturat e tyre me targa RKS.
“Nuk duhet të dënohen personat që kanë marrë targa RKS, sepse është e qartë se qeveria aktuale në Beograd ka hequr dorë nga Kosova”, ka theksuar Bogdanoviq, transmeton Paparaci.
Sipas tij, targat nuk janë atribut i rëndësishëm i shtetësisë.
“Vuçiqi dhe Lista Serbe ia dorëzuan Kosovës të gjithë sistemin e drejtësisë dhe sigurisë, pranuan që ligjet e Kosovës të zbatohen edhe në veri të Kosovës, ia dorëzuan tërë sektorin energjetik dhe të gjitha ndërmarrjet shoqërore dhe shtetërore. Është hipokrite dhe e dëmshme për serbët që targat të janë problem, ndërsa më parë i janë dorëzuar Kosovës “të gjitha pronat serbe” dhe të gjitha atributet e shtetësisë. Targat nuk janë pengesë për mbrojtjen e serbizmit në Kosovë”, ka pretenduar Bogdanoviq./Paparaci.com
