Të fundit

Çfarë gjeti policia tek të arrestuarit për grabitjen në Suharekë?

Dukagjini mëson se pjesë e operacionit për lokalizimin e të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë është edhe Njësia Speciale Intervenuese (NjSI).

Deri më tani, gjatë bastisjes NjSI ka gjetur antiplumb, maska dhe revole.

Po ashtu, edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, është në vendin e ngjarjes.

Burimet e RTV Dukagjini bëjnë të ditur se gjatë një operacioni policor sot policia ka neutralizuar njërin nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë, me ç’rast i njëjti ka mbetur i vrarë.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.

Po ashtu, dyshohet se gjatë aksionit është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Burimet brenda policisë konfirmojnë qe polici i plagosur është hetues.

Deshmitarët ne kushte anonimiteti kanë treguar se kanë dëgjuar të shtëna të shumta me por me sugjerimin e policisë kanë qëndruar në hapësira të sigurta.

Aksioni është zhvilluar rreth orës 12:00-12:30.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Gjykata e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim për dy të akuzuarit në lidhje me grabitjen e një argjendari në Suharekë.

Të dy të akuzuarit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, akuzohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të akuzuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci