Të fundit

Kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në rast të kalimit të grupit

Ballkani e ka të vështirë kalimin e fazës së grupeve të UEFA Conference League, por jo edhe të pamundër. Kampionit të Kosovës i nevojitet vetëm fitorja në xhiron e fundit ku përball do të ketë Dianmon e Zagrebit.

Një humbje nga Viktoria Plzen mbrëmë ia vështirësoi punët skuadrës së Ilir Dajës, por nuk ia shoi shpresat.

Ballkani do të synojë fitoren ndaj Dinamos dhe duhet të pres që Astana mos të marrë tre pikë nga Plzeni që tashmë vetëm se ka siguruar fazën e radhës.

Në rast të kualifikimit nga pozita e dytë e grupit, Ballkani pritet të përballet me kundërshtarë shumë të fortë.

Për kundërshtarë të Ballkanit do të jenë skuadrat që përfundojnë në pozitën e tretë në grupet e UEFA Europa League. Kundërshtarë të fortë pritet të jenë Ajaxi, Olympiakos, Panathinaikos e AEK.

Kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit:

– nga grupi A Olympiacos nëse nuk humbet para tifozëve nga përfaqësuesja serbe në xhiron e fundit.

– nga grupi B AEK ose Ajax. AEK do të jetë kundërshtari nëse nuk humbet në udhëtim me Ajax të Sosas dhe Shutalit kroat.

– Nga grupi C, të katër klubet mund të përfundojnë në vendin e tretë. Betis ka nëntë pikë, Rangers tetë, Sparta shtatë dhe qiprioti Aris katër. Në xhiron e fundit luajnë Betis – Rangers dhe Aris – Sparta. Shanset më të mira për vendin e tretë parashikohen për Spartën e Pragës.

– Nga grupi D Sturm ose Rakow, të dy klubet kanë nga katër pikë secila, dhe Sturm ka një gol diferencë më të mirë me një gol, kështu që do të mbyllej i treti në rast të dy barazimeve në raundin e fundit kur Sturm viziton Sportingun dhe Rakow pret Atalantën.

– nga grupi E Unioni Belg ose LASK. Union ka dy pikë më shumë, por mirëpret Liverpoolin, ndërsa LASK luan kundër Toulouse.

– nga grupi F Panathinaikos ose Maccabi Haifa. Panathinaikos do të përfundojë i treti nëse nuk humbet ndaj Maccabit.

– nga Grupi G Servette.

– nga grupi H Qarabag ose Molde. Të dyja klubet kanë nga shtatë pikë, por Qarabag është në një situatë më të mirë sepse pret jashtëm Hacken, ndërsa Molde viziton Bayerin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci