Aktorja Adriana Matoshi i ka dalë kundër banorëve të shtëpisë së Big Brother Vip Donaldit, Beatrix dhe Einxhel për shkak të shoqes së saj, Arjolës.
E gjitha kjo ndodhi si pasojë e një video në të cilën banorët flisnin prapa karahëve të Arjolës.
Arjola ka disa ditë që është në debat e sipër me disa nga banorët, e kjo nuk i ka shpëtuar as Adrianës.
Në postimin më poshtë, Adriana shprehet e bindur në fitoren e Arjolës dhe ironizon me banorët që bëjnë thashetheme me të.

