Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero është pensionuar sot zyrtarisht nga futbolli pas problemeve në zemër.
Aguero mbajti një konferenë për shtyp në “Camp Nou” ku njoftoi publikun për pensionimin e tij. “Kun” nuk mundi ti ndalte lotët deri sa tregoi për karrierën dhe problemet e tij.
Argjentinasit ju shfaqën problemet gjatë ndeshjes me Alaves ku u detyrua të zëvendësohej nga ndeshja.
Pas ekzaminimeve të ekipeve mjekësore u pa se Aguero vuan nga një sëmundje në zemër e cila e detyroi argjentinasin të heqte dorë nga futbolli.
33-vjeçari ishte bashkuar me Barcelonën si një transfer i lirë pas mbarimit të kontratës te Manchester City ku kaloi 10 vite.
Aguero fitoi rreth 17 trofe gjatë karrierës së tij ku shumica prej tyre ishte me skuadrën e Cityt.
