Të fundit

Deputeti i LVV-së “kërcënon” zyrtarët e KEK-ut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se “duhet spastrim i pamëshirshëm” në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ai, në një postim në Facebook ka kërkuar spastrimin e KEK-ut, paralajmëroi masa ndaj zyrtarëve të KEK-ut për shkak të ndërprerjes së ngrohjes nga Termokosi në Prishtinë të mërkurën.

“Duhet të merren masa ndaj sabotuesve në KEK. Duhet spastrim i pamëshirshëm dhe i menjëhershëm”, shkroi deputeti i VV-së.

KEK-u njoftoi se ngrohtorja e Termokosit do të furnizohet me energji elektrike nga dita e nesërme.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci