Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Rahovec. Në aksident ishin të përfshirë dy automjete.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.
“Rreth orës 20:05 është raportuar aksident trafiku në rrugën “UÇK” në Rahovec. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë, përveç dëmeve materiale tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, thanë nga policia.
